Shkëlzen Gashi ka harruar lëndimin e gjatë që e mbajti jashtë fushave të blerta.
Përderisa në Rusi po zhvillohet Kampionati Botëror, në Amerikë nuk është ndalur futbolli.
Mesfushori ofensivë i Kombëtares së Shqipërisë, Shkelzen Gashi ka qenë ndër lojtarët kryesor të Colorados në fitoren 3-2 ndaj Minnesotas.
Në ndeshjen ndaj Minnesotas, Gashi u aktivizua në pjesën e dytë për të bërë dy asistime.
Pesë minuta pasi u fut në lojë, Gashi asistoi në golin e barazimi 2-2 të shënuar nga Mason.
Ndërkohë në minutën e 90+7, shqiptari asistoi edhe njëherë kësaj radhe për Smith që shënoi golin e fitores.
Pas këtyre tri pikëve, Colorado zë pozitën e 11-të në Konferencën e Perëndimit në MLS. /Telegrafi/