Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, i është gëzuar lajmit të IKSHPK-së, që dy personat e vet-izoluar me COVID-19, kanë rezultuar negative dhe si rezultat janë të shëruar plotësisht.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka falënderuar QKMF-në dhe stafin policor që siç ka thënë në vazhdimësi kanë qëndruar në kontakt me personat dhe familjarët e tyre duke ju ofruar përkrahjen.
Gashi iu ka bërë thirrje qetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, dhe t’i respektojnë rekomandimet e nevojshme për t’u mbrojtur nga coronavirusi.
Postimi i plotë
Bashkëqytetarë të nderuar,
Ju njoftoj se nga rezultatet e analizave laboratorike të dalura nga IKSHPK-ja për dy personat e vet-izoluar me COVID-19, kanë rezultuar negative dhe si rezultat janë të shëruar plotësisht.
Po ashtu edhe një rast të dyshuar, nga mostrat e marrura ka rezultuar negativ.
Me këtë rast, personave të shëruar ju dëshiroj shëndet të plotë, falenderoj ekipen e QKMF-së dhe stafin policor që në vazhdimesi kanë qëndruar në kontakt me personat dhe familjarët e tyre duke ju ofruar përkrahjen.
Në Obiliq situata po vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, ju bëjë thirrje që të qëndroni në shtëpi, të respektoni rekomandimet e dalura nga IKSHPK-ja, sepse vetëm të bashkuar do tejkalojmë këtë sfidë.
Falenderimi i takon Zotit të madhërishëm, lajme të tilla dëgjofshim sa ma shpesh këto ditë!