Arben Gashi, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ekipi i Kosovës në dialogun me Serbinë duhet të ndërrohet.
“Ju keni pas rastin kur ka pasur tendencë që Thaçi të shkojë në vizitë në Beograd dhe është thënë se do të arrestohet, ky është problem që duhet të trajtohet në dialogun e Brukselit. Në këtë dialog në Bruksel nuk duhet të dialogohet Trepça por ky është një problem që duhet të trajtohet, çështja e personave që janë vendosur padrejtësisht në kërkim nga ana e Serbisë”, tha Gashi në Info Magazinë të Klan Kosovës.
“Unë mendoj se ka ardhur koha që instucionet e Kosovës të mendojnë seriozisht për dialogun, jo për ta ndërprerë por për ta rishikuar atë”.
“Është kriju përshtypja se palët merren vesh dhe dalin me deklarata të ndryshme. Ka ardhur koha që Edita Tahiri dhe të tjerët nuk mund t’i prijnë më dialogut, duhet të ndërrohen dhe të shkojnë në pozicione të tjera dhe të shkohet në dialog me persona të tjerë”.
“Serbia ka ndërruar tri herë ekipin ndërsa Kosova ka mbetur me ekipin e njëjtë, është krijuar një komoditet”, tha Gashi
Ai ka thënë se votimi i Demarkacionit në Kuvend nuk e garanton edhe lirinë e lëvizjes për kosovarët.
“Ne kemi qenë në një vizitë punë në Gjermani dhe në institucionet evropiane në Bruksel, në Berlin varet se cilat institucione dallon, nëse takon përfaqësues të Qeverisë kanë të qartë temat që kanë të bëjnë me Kosovën”.
“Gjuha diplomatike nuk është e drejtpërdrejtë, perceptimi i përgjithshëm është se Qeveria e Kosovës ka lënë përshtypjen që Demarkacioni kalohet lehtësisht”.
“Lunacek ka thënë se ka dy probleme, demarkacioni dhe problem i korrupsionit në rastet e profilit të lartë”, tha ai.
“Në pyetjen direkte, po supozojmë se kalon Demarkacioni, a garantoni që hiqen vizat, përgjigja direkte ka qenë që nuk garantojnë heqjen e vizave. Ata po kërkojnë një lloj Demarkacioni dhe kjo mund të jetë një deklaratë e përbashkët e të gjitha partive politike. Jam optimist se një gjë e tillë mund të ndodhë”, tha Gashi.