“Jemi duke punuar shumë dhe besojmë se kemi bërë një ekip të mirë. Në asnjë mënyrë nuk do ta rrezikojmë ekzistencën, do të luftojmë për mesin e tabelës”, tha Gashi për Zërin.
Ky i fundit iu bashkua Drenicës gjatë këtij afati kalimtart, teksa më tej ka folur për formën e tij, duke shtuar se po ndihet mirë si në aspektin fizik ashtu edhe në atë teknik. /Telegrafi/