Site icon Telegrafi

Gashi: Ditë fantastike për Kosovën

Sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi ka uruar Kosovën për pranimin në FIFA.

Anëtari i skuadrës amerikane, Colorado Rapids ka uruar vendlindjen e tij për anëtarësimin me të drejta të plota në FIFA.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Instagram për lajmin e mrekullueshëm që ka marrë Kosova.

“Fillimisht UEFA, tani FIFA pranon Kosovën. Kjo është një ditë fantastike”.

“Urime për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë ngjarje”, shkroi Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version