Labinot Gashi është një ndër reperët shqiptar që po jeton dhe bën karrierë në SHBA.
Javë më parë solli këngën “My Year” në bashkëpunim me G-Eazy, i cili u prit mirë prej publikut të gjerë.
Reperi shqiptar nuk u ndal me kaq dhe tani ka realizuar një version tjetër të këngës, të cilën e solli në bashkëpunim me Soulja Boy.
Ai fillimisht njoftoi fansat për këtë projekt më pas i pyeti cili iu pëlqen më shumë, origjinali apo remiksi.
Kujtojmë se gazeta prestigjioze, New York Times, i ka kushtuar një artikull reperit shqiptar, ku ai me krenari kishte pohuar se “Babai im gjithmonë e lexonte New York Times dhe në të i binin në sy ngjarje të çmendura negative për ndonjë shqiptar… Në vitin 2019, në të është djali i tij dhe tregimi është pozitiv… Kemi lajme të mira”.
Ndryshe, ai është pjesë e labelit të famshëm të Jay-Z, Roc Nation, që nga vera e vitit 2017, prandaj sukseset e tij nuk mund të mungojnë. /Telegrafi/