Site icon Telegrafi

Gashi dhe Rexhepi takuan ambasadorin Bjornstand, diskutuan për zhvillimet politike më të reja në Maqedoni

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, partia Lëvizja Besa bën të ditur se sekretari i përgjithshëm, Afrim Gashi dhe Kastriot Rexhepi, anëtar i Kryesisë Qendrore pritën në takim Ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstand.

Në takim është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë. Bjornstand u njoftua për rolin e Besës dhe për angazhimin e saj në mbështetje të proceseve në dobi të qytetarëve në të ardhmen.

Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version