Site icon Telegrafi

Gashi dhe Kasami e dënojnë albanofobinë në botimin e ARS-së

Dy Lëvizjet Besa, të udhëhequr nga Afrim Gashi dhe Bilall Kasami, me nga një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni kanë dënuar, siç thonë ata, gjuhën raciste dhe albanofobe në botimin e Agjencisë për të rinj dhe sport në Maqedoni.

”Lëvizja BESA dhe kryetari i saj, Afrim Gashi, e dënojnë këtë gjuhë të racizmit dhe konsiderojnë se për këso veprime nuk mjaftojnë kërkimfaljet, por duhet të ketë shkarkim, dënim dhe edukim të të gjithë atyre që kultivojnë këso ndjenja raciste kundrejt shqiptarëve dhe të gjitha bashkësive të tjera etnike në vend” thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Afrim Gashi.

”Gjuha e urrejtjes që është lejuar në këtë botim është ripërsëritje e përhapjes të gjuhës së
urrejtjes ndaj shqiptarëve e cila për të rikujtuar opinionin publik para shumë viteve ndodhi edhe
përmes publikimit të së ashtuquajturës “enciklopedi” ku njëlloj si sot në botimin e Agjencionit për
Rini dhe Sport ofendoheshin shqiptarët” thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Bilall Kasami.

Përndryshe, gjuhën e urrejtjes në këto poezi e kanë dënuar edhe nga OBRM-PDUKM e LSDM. /Telegrafi/

Exit mobile version