Telegrafi

Gashi dhe Hrebickova diskutojnë format e bashkëpunimit

Në këtë takim, ministri Gashi e ka informuar ambasadoren çeke për reformat në shëndetësinë kosovare si në legjislacion, sistemin publik e privat, hapat në implementimin e partneritetit publiko privat, ngritjen e buxhetit për shëndetësinë, pasurimin e Listës Esenciale si dhe për shumë politika të tjera, të cilat e avancojnë shëndetësinë kosovare.

Veç tjerash, është biseduar edhe për marrëveshjet bilaterale që Kosova ka nënshkruar me Turqinë dhe Shqipërinë, derisa marrëveshje të tjera bashkëpunimi pritet të nënshkruhen edhe me Italinë, Kroacinë, Slloveninë dhe vende të tjera.

Nga ana e saj, Hrebickova ka theksuar se ajo me stafin e saj, do të diskutojnë me autoritetet e shtetit çek rreth formave të bashkëpunimit midis shëndetësisë së dy vendeve.