Avokati Tomë Gashi ka thënë dëshmitari kryesor në rastin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! është krimineli ordiner Heset Ramadani, i cili është dënuar për shumë vepra penale të vjedhjes së rëndë në Republikën e Kosovës.
Gashi shkruan në rrjetin social Facebook se e kaluara e tij kriminale e ka bërë atë shënjestër lehtësisht të manipulueshëm nga ata të cilët e kanë inskenuar akuzën kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!
Lexoni të plotë postimin e avokatit Gashi në Facebook:
“Dëshmitari kryesor në rastin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! është krimineli ordiner Heset Ramadani, i cili është dënuar për shumë vepra penale të vjedhjes së rëndë në Republikën e Kosovës.
E kaluara e tij kriminale e ka bërë atë shënjestër lehtësisht të manipulueshëm nga ata të cilët e kanë inskenuar akuzën kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!
Dëshmia e tij përveç se ka qenë e pabesueshme, kjo dëshmi e ka dërguar në paraburgim edhe
Astrit Deharin, i cili u vra në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Gjykata e Apelit e Kosovës nesër në seancë duhet të ketë parasysh edhe këtë provë,
Meqenëse dëshmia e tij kontraverse është përdorur si një prej fakteve të dënimit të Aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!. Me këtë dëshmi të re të publikuar besoj që Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë do ta identifikoj lehtë manipulimin me këtë dëshmitar hajdut, dhe do të sjellë aktgjykim lirues për të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! të dënuar padrejtësisht”. /Telegrafi/