“Ne i dënojmë këto sjellje dhe i bëjmë thirrje tifozerive që të ndryshojnë sepse është koha e fundit për ndryshime”, tha zyrtari i ekipit pejan për Zërin.
“Nëse gjëra të tilla ndodhin në BIBL, Peja nuk do të ketë mundësi t’i paguajë dënimet dhe rrjedhimisht do të detyrohet të tërhiqet nga gara gjë që do të ishte e dhimbshme për basketbollin kosovar”, shtoi kryetari. /Telegrafi/