Telegrafi

Gashi, Bajqinovcit: Ishe pak i emocionuar, shpresoj që betejat politike nuk do të shndërrohen në instrumente ligjore

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas deklaratës së deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Gashi tha se Bajqinovci ishte pak i emocionuar, derisa shtoi se institucionet e drejtësisë dhe shteti i së drejtës janë institucione të pavarura.

“Instrumentalizimi politik është i paarsyeshëm. Shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit nuk kanë alternativë. Situata politike në të cilën kalon vendi, duhet të na arsyetojë dhe argumentoj veprimet që i bëjmë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se parafolësi kishte një mllef të paarsyetuar dhe një urrejtje nga një deklarim i paarsyeshëm.

“Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së ju kam thënë se do të jemi gatshëm që të ulemi të diskutojmë dhe argumentojmë. Gjuha është e rëndësishme, duhet të jetë e kujdesshme dhe të mos përdoret mbi bazën e interesit ditor politik.

Kjo që po dëgjojmë këtu është konstruksion politik. Betejat politike shpresoj që nuk do të shndërrohen në instrumente ligjore”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/