Site icon Telegrafi

Gashi akuza për Qeverinë Kurti: Kosova ishte në izolim politik, ekonomik e social

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës tha se Kosova ka avancuar shumë në këto 100 ditë të Qeverisjes Hoti, duke numëruar disa sektorë si ekonominë, arsimin, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë.

Gashi tha se më herët për arsye të ndryshme, Kosova ishte në izolim politik, ekonomik e social.

“Jemi këtu për të treguar si kanë rrjedhur gjërat, po fillojmë pak ku ishim dhe ku jemi. Ishim në një izolim total, ekonomik, politik, shoqëror për arsye të ndryshme. Izolim politik sepse prishëm marrëdhëniet ndërkombëtar, ekonomikë për shkak të pandemisë dhe social për shkak të veprimeve të gabuara të Qeverisë, ku kishte izolim anti-Kushtetues të qytetarëve”, tha Gashi.

Gashi u shpreh se Kosova më herët merrte kërcënime se do të tërhiqet ushtria ndërkombëtare nga vendi ynë, ndërkaq tani ka marrëveshje dhe Kosova po trajtohet si partner ndërkombëtar.

“Kishim kërcënime me letra nga bashkësia ndërkombëtare, për tërheqjen  e ushtrisë ndërkombëtare nga Republika e Kosovës, ishim aty ku na u tha që janë ngrirë fondet e mileniumit, ishim në një situatë që e krijuam vetë në 50 ditë të gabuara, të një lufte mes Evropës dhe Amerikës që vet e krijuam”, u shpreh ai.

“Sot jemi te një marrëveshje e cila na thotë se Kosova shndërrohet në qendër rajonale, se rrugët e Kosovës janë ato që lidhin Kosovën me rajonin dhe Evropën Qendrore. Dalja në Adriatik dhe Durrës e Selanik do të jetë përmes Kosovës.  Sepse, gazsjellësit rus nuk do të jenë më në rajon, por do të kalojnë përmes Kosovës gazsjellësit amerikan. Kosova sot trajtohet dhe konsiderohen partner serioz në Bashkësinë ndërkombëtare”, tha Gashi, transmeton Telegrafi.

“Në sistemin e Shëndetësisë, kishim një sistem para kolapsit, kishim doktor të Kosovës që kërkonin të iknin nga Kosova. Në aspektin shëndetësor, Kosova e ka dhjetëfishuar mundësinë e testimit, diagnostikimit, trajtimit dhe post trajtimit. Doktorët nuk kqyrin me ik sot jashtë Kosovës”, tha Gashi.

Në fund ai foli edhe për sigurinë, ku tha se tashmë zonat në Karaçevë nuk ekzistojnë si pasojë epunës së mirë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Te siguria ku sistemi ishte kthyer në funksion të individit, për të bllokuar vendimmarrjes ku deputetëve ju pamundësohej ardhja në atdhe, dhe kërcënoheshin me arrestim, me veprime kundër bandave sot dhe krimit të orghanizuar në pjesë të territorit të KOsovës, të lëna si zonë tampon mes KOsovës e Serbisë. Sot ato objekte dhe projekte në Karaçevë janë të bëra rrafsh nga MBP-ja, dhe ky është rezultat i punës së mirë. Forca e Sigurisë së Kosovës është një institucion i besueshëm”, tha Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version