Site icon Telegrafi

Gashi i AAK-së: Do të fitoj pa balotazh në Pejë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Pekës, Fatmir Gashi, ka thënë se i ka hyrë garës zgjedhore të 22 tetorit për ta sjellë ndryshimin në këtë komunë.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se nuk ua ka frikën kandidatëve të tjerë, pasi është më i përgatitur se ta.

Gashi ka treguar se një prej arsyeve kryesore që është kandiduar për kryetar të Komunës së Pejës ka qenë degradimi i qytetit nga qeverisja aktuale.

Gashi ka shprehur optimizëm se do t’i fitojë zgjedhjet në qytetin e Pejës, madje që në rrethin e parë.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës ka treguar se prioritete kryesore në mandatin e tij do të ishin infrastruktura, zhvillimi ekonomik, menaxhimi dhe transparenca

Exit mobile version