Site icon Telegrafi

Gashi: Më 3 gusht nuk do të zgjidhet kryeministri

Deputeti nga LDK, Arben Gashi, deklaroi se me 3 gusht nuk do të mund të zgjidhet kryeministri i Kosovës, edhe nëse i ka votat PAN-i.

“Rezultati nuk tregon se ka fitues të zgjedhjeve. Ky është realiteti, i cili tregon një kompozicion që s’ka fitues. A do të ketë marrëveshje deri më 3 gusht, nuk e di”, tha Gashi i bëri në emisionin “Debat”në RTK.

Ai ka thënë se është vendim i partisë që mos të votohet as Kadri Veseli për kryetar të Kuvendit dhe as Ramush Haradinaj për kryeministër.

“Nuk e votojmë as Kadri Veseli nëse është kandidat për kryetar të Kuvendit, sepse kështu thotë partia dhe ai nuk e ka udhëhequr mirë Kuvendin”, ka thënë Gashi në debat të RTK-së.

Tutje ai ka thënë se LDK-ja nuk dëshiron partneritet me PDK-në.

 

Exit mobile version