Në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 13 raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se këto shifra janë nga rezultatet e 120 mostrave të testuara nga datë 19-22 qershor.
“Vetëm rastet e ditës së sotshme nuk janë përfshirë në rezultat”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Gashi thotë se ka ditëve të fundit ka një rënie të testimeve për Komunën e Prishtinës.
“Nesër IKSHP i ka të planifikuara edhe 15 raste për testim”.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se nga 13 rastet pozitive që kanë dalë sot 7 prej tyre janë dërguar nga Komuna e Prishtinës ndërsa 5 të tjera janë testuar direkt në Klinikën Infektive./Telegrafi/