Telegrafi

Gashi: 126 bujqve dhe fermerëve të Obiliqit ju kompensohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Në kuadër të drejtorisë së Bujqësisë të Komunës së Obiliqit, sot kanë filluar pagesat e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta në netët e 17 dhe 18 gushtit.

Pas vlerësimeve nga ana e komisionit janë 126 fermerë përfitues dhe vlerë totale e kompensimit të dëmeve është 170.570.00 euro, të ndara nga buxheti komunal.

Njëkohësisht, DBZHR-ja ka filluar edhe me subvencionimin e bujqve me far gruri dhe naftë, gjithsej 293 fermerë përfitues, vlera e subvencionimit prej 35,160.00 euro.

Me këtë rast, Kryetari  i kësaj komune, Xhafer Gashi, është shprehur se përkushtimi në përkrahjen e bujqve do të vazhdojë, duke vlerësuar se sektori i bujqësisë është njëri ndër sektorët me rëndësi jetike për qytetarët e Obiliqit.