Telegrafi

Gary Peters: Jam krenar që jam mik i shqiptarëve

Peters deklaroi se me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë, ai do të festojë bashkë me shqiptarët në shtetin e tij Michigan. Gjatë historisë së tyre të vështirë, thotë kongresisti Peters, njerëzit në Kosovë nuk u thyen dhe sot ata kanë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Peters, i cili ka vizituar Shqipërinë dhe Kosovën, tha se ka parë atje shumë shtëpi ku valëvitej jo vetëm flamuri shqiptar, por edhe flamuri amerikan krahas tij.

Ligjvënësi Peters është anëtar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan. Ai tha se është krenar që është mik i popullit shqiptar dhe udhëheqës aktiv i këtij grupi të Kongresit, raporton VOA.

Peters u shpreh se do të vazhdojë të mbështesë lidhjet e pandërprera midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe do të punojë për të forcuar sovranitetin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/