Aktori Gary Oldman nuk ka mundur t’i mbajë emocionet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Screen Actors Guild.
59-vjeçari u shpall aktori më i mirë në rol kryesor për portretizimin e ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, në filmin “Darkest Hour”.
Në momentin e marrjes së çmimit, ai nuk ka mundur t’i fshehë emocionet dhe u bë shumë i ndjeshëm në fjalimin e tij.
Në momentin kur e dëgjoi emrin e tij, aktori veteran u duk i shokuar dhe menjëherë mori një puthje nga gruaja e tij, Gisele Schmidt.
“U bëra i djeshëm. Faleminderit SAG-AFTRA për këtë nder të madh. Jam shumë i entuziazmuar dhe i gëzuar që ndodhem në këtë mes, jo vetëm me të nominuarit me mua, por me miqtë dhe kolegët e mi”.
“Këtu ndodhen gjigantët e aktrimit. Dy prej tyre gjenden në tavolinën time, Geoffrey Rush dhe Richard Jenkins. Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe natyrisht i jashtëzakonshmi, miku im i vjetër i sparingut, Denzel Washington”, ishin disa prej fjalëve të aktorit, i cili mezi i mbante emocionet.
Triumfi i tij në SAG, e bën Oldmanin favorit edhe për çmimin Oscar. /Telegrafi/