Arsenali ka sjellë David Raya nga Brentford këtë verë pasi trajneri Mikel Arteta dëshiron konkurrencë për rolin e portierit gjatë sezonit 2023/24.
I ardhuri Raya, por edhe Aaron Ramsdale kanë filluan të gjitha 38 ndeshjet në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe është e vështirë të shohësh se cili portier do të ‘kënaqet’ me një vend në stol.
Duke folur për Sky Sports, Gary Neville e ka kritikuar këtë vendim duke thënë se asnjëherë nuk ka funksionuar kjo gjë në asnjë klub.
“Unë e kam thënë këtë më parë, nuk jam një tifoz i konkurrencës për portierët, mendoj se ju duhet portieri numër një i qartë dhe më pas një numër dy. Kjo është pikëpamja ime”.
“Përfundoni me një situatë sa herë që një portier bën një gabim, të cilin ata e bëjnë në mënyrë të pashmangshme, i bie që të luani me portierin tjetër javën e ardhshme. Nëse e bëni këtë e keni minuar situatën”.
“Ai ka krijuar atë që unë mendoj se ndonjëherë është një situatë shumë e vështirë për të gjithë në ekip”.
“Ata tani janë në ankth se nëse bëjnë një gabim, ata janë jashtë. Kështu që unë jam shumë i interesuar të shoh se çfarë do të bëjë Mikel Arteta me të këtë sezon dhe si do e menaxhojë, sepse nuk e kam parë kurrë të funksionojë më parë, vërtet”, ka thënë Neville. /Telegrafi/