Site icon Telegrafi

Gary Neville detyrohet ta veshë fanellën e Shaqirit, futbollisti shqiptar i lë edhe një mesazh: Të lutem mos vë më bast

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville u detyrua të vesh fanellën e Liverpoolit pas fitores së kësaj të fundit kundër Crystal Palacet.

Partneri i Nevillet si analist te Sky Sports, Jamie Carragher e detyroi anglezin ta veshë fanellën pasi ish-reprezentuesi humbi bastin.

Ish-mbrojtësi legjendar i United, Gary Neville e kishte kritikuar Shaqirin para takimit mes Unitedit dhe Liverpoolit, por pas paraqitjes së yllit tonë tifozët e Liverpool kanë filluar të tallen me ish-reprezentuesin anglez.

Theksojmë se njërën ndër golat e fitores e shënoi pikërisht shqiptari, edhe atë me gërshërë që të bëj edhe më interesant bastin mes dyshes, ku humbësi do të vishte fanellën e ekipit kundërshtar.

Reprezentuesi zviceran madje i kishte shkruar edhe disa fjalë për Nevillen, “Për tifozin tim numër 1, Gary, të lutem mos gjurmo të kaluarën – Më fal – të lutem mos vë më bast”.

Neville nuk ishte dakord me politikën e transferimit të Liverpoolit, ku shpenzuan 15 milionë euro për transferimin e Shaqirit.

Ndryshe, Liverpool shënoi mbrëmë fitore kundër Crystal Palacet me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Exit mobile version