Kanë mbetur edhe pak orë deri në nisjen e finales së madhe të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.
Italia dhe Anglia do ta diskutojnë finalen e madhe në Wembley me fillim nga ora 21:00.
Ish-sulmuesi legjendar anglez, Gary Lineker ka dhënë një mesazh të fuqishëm për tifozët e Anglisë.
Legjenda angleze ka kërkuar nga tifozët e ‘Tre Luanëve’ mos ta vërshëllejnë himnin e Italisë.
Ai e ka bërë këtë kërkesë, pasi anglezët kishin vërshëllyer edhe himnin e danezëve në gjysmëfinale.
“Nëse do të jesh aq fatlum sa të kesh një biletë për finalen, të lutem, mos e vërshëlle himnin italian”.
“Jo vetëm që është diçka e paedukatë, por ia vlen ta dëgjosh mënyrën se si ata e këndojnë atë”, ka thënë Lineker.
Federata e Futbollit të Anglisë u dënua nga UEFA me shumën prej 30 mijë eurove, pikërisht për vërshëllimin që tifozët i bën himnit danez. /Telegrafi/