Ka përfunduar gara në qitje me pistoletë ajri në Kupën botërore që po zhvillohet në Suhl të Gjermanisë, ku mori pjesë edhe Nexhat Sahiti përfaqësues i Kosovës.
Sahiti edhe kësaj here dëshmoi se është ndër qitësit më të mirë. Ai deri në shkrepjen e fishekut të fundit ishte në vendin e 6-të, që i siguronte garën finale për medalje.
Mirëpo fisheku i fundit (i 60-ti) goditi shtatëshen duke ndikuar kështu që të bie në vendin e 17 në plasmanin botëror, që mund të konsiderohet sukses i mirë, në mesin e 70 pjesëmarrësve nga mbarë bota.
Nesër garon përfaqësuesi tjetër i Kosovës Shyqeri Berisha, i cili në qitje me pushkë ajri në 10 metra, i ka gjasat e vogla për plasman të mirë.