Telegrafi

Gartner rreth çerekut të kaluar

Në vendin e parë për nga dërgesat me pjesëmarrje prej 16% është HP, por kompania nuk ka arsye për të festuar. Dërgesat në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin më të dobëta për 16.2%, e posedimi i kompanisë në treg njëkohësisht është zvogëluar për 2.8%. Në vendin e dytë ndodhet Lenovo me rritje të dërgesave prej 23-përqind. Kompania posedimin e vet në tregun global e rriti nga 11.3% në 14%, me cilën gjë avantazhi ndaj Dellit është theksuar edhe më shumë. Në të vërtetë, Dell pati rritje modeste të dërgesave prej 7.8%, e posedimi i kompanisë u rrit nga 11.6$ në 12.6%.

Acer shënoi rënie më të madhe të dërgesave – në krahasim me çerekun e fundit të vitit 2010 rënia është 18.4%. Njëkohësisht posedimi i kompanisë në tregun global ka rënë nga 12.9% në 10%. Vendi i pestë i takoi Asusit i cili shënoi rritje të dërgesave prej 20.5%, e posedimi i tregut nga kjo kompani është rritur nga 5.5% në 6.8%. /Telegrafi/