Telegrafi

Garrone: Pazzini? Nuk shitet as për 100 milionë euro

“Pazzini te Juventusi? Nuk transferohet as për 100 milionë euro. A është kjo një pozitë zyrtare? Jam i hapur për ndryshim të mendimit. Ende askush nuk më ka kontaktuar”, ka thënë Garrone.

Spekulimet javëve të fundit thoshin se Juventusi është i interesuar në transferimin e sulmuesit të Sampdorias, skuadër që vitin e ardhshëm garon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/