Site icon Telegrafi

Garrett: Zgjedhjet më 5 qershor ende janë të mundshme

Nga pastrimi i listës zgjedhore varet edhe suksesi i zgjedhjeve, porositi nga Shtipi ambasadori britanik, Charles Garrett, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ambasadori pret partitë së bashku të punojnë që të sigurojnë zgjedhje kredibile.

“Besoj se zgjedhjet mund të mbahen më 5 qershor, por më parë duhet përmbushur obligimet dhe duhet liderët partiak të punojnë bashkë. Suksesi në proces mund të nxjerr Maqedoninë nga kriza politike” deklaroi Garrett.

Sipas ambasadorit Garett, reformat në media janë të rëndësisë parësore për çdo demokraci.

“Çështja e reformave në media është shumë e rëndësishme sepse kjo është e rëndësishme gjithashtu për zhvillimin e vendit. Nuk ka rëndësi vetëm debati që zhvillohet rreth kësaj çështje, por është e rëndësishme për kohën e zgjedhjeve, të gjitha mediat të punojnë në përputhje me rregullativat ligjore, parimet e gazetarisë së mirë, të informojnë në mënyrë objektive, të mos mbajnë anën e askujt gjatë zgjedhjeve” tha Garrett. /Telegrafi/

Exit mobile version