Ambasadori britanik në Maqedoni, Charles Garrett ka kujtuar 69 vjetorin kur Britania e Madhe dhe 11 shtete tjerë u përcaktuan për mbrojtje të lirisë, trashëgimisë së përbashkët dhe civilizimin e tyre.
Me këtë rast, ai përmend se 25 vite më parë edhe Maqedonia është përcaktuar për siguri të përbashkët dhe mbrojtje.
Ai shprehet se e pret ditën kur Maqedonisë do t’i urohet mirëseardhja në Aleancë.
“Maqedonia u përcaktua qysh 25 vite më parë për t’iu bashkuar këtij zotimi për siguri kolektive dhe mbrojtje. Ne presim ditën kur mund t’i themi Maqedonisë mirë se vjen në këtë Aleancë”. /Telegrafi/
#WeAreNATO #partnership #security pic.twitter.com/yjqCQCsWoA
— Charles Garrett (@BritAmbCGarrett) April 4, 2018