Ambasadori Britanik në Shkup, Charles Garrett, ka deklaruar se Kuvendi është bërthama e demokracisë dhe se ngjarjet e tanishme në këtë institucion janë kundërproduktive ndaj zhvillimit të demokracisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, këto ngjarje minojnë besueshmërinë në Kuvend. Garrett përsëriti se partneriteti ndërmjet dy vendeve është mjaft i rëndësishëm dhe për forcimin e demokracisë, kurse Kuvendi është mjaft i rëndësishëm.
Ai konfirmoi vazhdimin e partneritetit të Britanisë së Madhe me Maqedoninë, duke kërkuar një Kuvend funksional, transparent, të përgjegjshëm për të qenë zemra e demokracisë.
Garrett i tha këto fjalë, sipas Nova TV, në prezantimin e raportit të parë të projektit ”Qytetarë të përfshirë për një Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent”./Telegrafi/