Britania është një mbështetëse e fortë e Maqedonisë nga pavarësia e saj e deri më sot dhe shoku më i sinqertë i vendit, dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, tha ambasadori britanik Charles Garrett në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe-Shkup festimin e ditëlindjes së 90-të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Maqedonia mbetet vend kandidat për anëtarësim në BE gjatë presidencës britanike që nga viti 2005. Që atëherë ne kemi punuar së bashku për forcimin e shoqërisë civile, ndërtimin lidhje në mbrojtje. Ne kemi punuar së bashku për të forcuar pavarësinë e medias, për të krijuar aktivitete të suksesshme ekonomike dhe investimeve në Maqedoni dhe për të krijuar edhe shumë marrëdhënie tjera’, tha Garrett.
Në festimin dedikuar ditëlindjes së Mbretëreshës, ambasadori Garrett preki edhe rolin e saj si mbretëresha më gjatë që ka qeverisur Mbretërinë e Bashkuar dhe ka punuar me 12 kryeministra, nga Winston Churchill deri te David Cameron. /Telegrafi/