Site icon Telegrafi

Garon me celular në xhep në Olimpiadë!

Përdorimi i telefonit celular po bëhet gjithnjë e më shumë i rëndësishëm, aq sa ai konsiderohet si një mjet i pandashëm tashmë për qenien njerëzore.

Por ka edhe nga ata që kalojnë në ekstrem, si sportisti francez i skermës, Enzo Lefort, që në Lojërat Olimpike “Rio 2016” është ngjitur në pedanë për të garuar me gjithë celularin e tij.

Megjithatë gjatë sfidës me gjermanin Peter Joppich, atij i ka rënë celulari nga xhepi i pasmë ku dhe e mbante.

Mediat e mbarë botës janë tallur me këtë veprim të francezit, ndoshta i shqetësuar se mos gjatë garës humbiste ndonjë mesazh apo telefonatë. Pasi i ra celulari nga xhepi ai e “dorëzoi” atë te gjyqtari i garës, por sportisti francez i skermës kaloi një moment të sikletshëm në pedanë.

Francezi Leford e humbi 15-13 duelin me sfidantin gjerman, por incidenti me celularin që i ra nga xhepi i pasëm gjatë garës është kthyer në një objekt tallje për të.

Exit mobile version