Telegrafi

Garoi duke vrapuar me thes në këmbë, studenti befasoi me mënyrën si arriti në cak

John Rhiel Pedoche i ka befasuar të gjithë, kur arriti në cak duke i bërë tri rrotullime.

Studenti 18-vjeçar, u bë pjesë e një gare që po zhvillohej gjatë një dite të lirë në kampusin e universitetit në Cebu të Filipineve, transmeton Telegrafi.

Derisa fillimin e ka pasur në mënyrë të zakonshme dhe vraponte me këmbët e mbledhura në thes, garën e befasoi i pari duke u rrotulluar dhe i la të gjithë të befasuar.

“Vazhdoi ta kishte ende thesin në këmbë, pranohet se e ka përfunduar garën si duhet”, ka thënë një prej studentëve, për garën që po e zhvillonin në formë loje.

Lëvizja që bëri është konsideruar si shumë atraktive, duke bërë që të pëlqehej në mesin e studentëve dhe shikuesve në internet. /Telegrafi/