Site icon Telegrafi

Garner shfaq modestinë e saj duke vozitur traktor dhe duke i kryer punët në fermë

Jennifer Garner (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Aktorja hollivudiane, Jennifer Garner, është pronare e kompanisë “Once Upon a Farm”, e cila prodhon ushqim organik për foshnja.

Duke qenë se merret me bujqësi, në kompaninë e saj ka edhe makineri të shumta, ndërsa në një postim në rrjetet sociale, 47-vjeçarja e ka treguar thjeshtësinë e saj.

Garner e ka publikuar një video, në të cilën shfaqet duke e vozitur një traktor, teksa paraqitet e buzëqeshur dhe e disponuar.

Kolegia e saj, Reese Witherspoon, e ka quajtur Jenniferin si personin më të ëmbël në botë, ndërsa fansat e kanë etiketuar si “fermeren më të bukur”.

Njëherësh, ajo ka marrë komplimente të shumta për thjeshtësinë dhe natyralitetin e saj, teksa është kujdesur edhe për punë të tjera në fermë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version