Site icon Telegrafi

Garnacho bëhet objektivi kryesor i gjigantit evropian pas situatës së krijuar tek Man United

Alejandro Garnacho raportohet se është bërë objektiv i njërës prej klubeve më të mëdha evropaine. 

Garnacho ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar tek Manchester United gjatë sezoneve të fundit, por 20-vjeçari së fundmi u la jashtë ekipit nga Ruben Amorim për duelin ndaj Manchester Cityt. 

Sidoqoftë, ky vendim i teknikut portugez doli të ishte i duhur pas Unitedi fitoi me rezultat 2-1 falë golave nga Bruno Fernandes dhe Amad Diallo. 

Pas këtyre zhvillimeve, sulmuesi argjentinas është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’. 

Lexo po ashtu Alejandro Garnacho fiton çmimin 'Puskas' për golin më të mirë të vitit

Siç ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes, Garnacho është bërë objektivi kryesor i Atletico Madridit. 

Është sugjeruar se Diego Simeone admiron Garnachon dhe beson se ai mund të jetë çelësi për ta përforcuar fazën e sulmit. 

Deri më tani në sezonin 2024/2025, Garnacho ka shënaur tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat. 

Ai madje po shihet si zëvendësim i Antoine Griezmann i cili me gjasë do të largohet nga Spanja pas përfundimit të edicionit aktual./Telegrafi/

Exit mobile version