Tërmetet kanë shkaktuar panikë të madhe në mesin e qytetarëve të Maqedonisë por tani nga Instituti Seizmologjik i Maqedonisë mundohen që të qetësojnë situatën duke thënë nuk do të ketë në tërmete të mëdha në ditët në vijim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Profesori universitar dhe drejtori i Institutit Seizmologjik të Maqedonisë Mihail Garevski dje ka thënë ”Nuk ka vend dhe arsye për të bërë panikë pasi tërmete mund të ketë në ditët në vijim por nuk do të jenë aq të forta për të dëmtuar konstrukcionet e ndërtesave në Shkup dhe nëpër Maqedoni.” tha për Tv Nova Mihail Garevski./Telegrafi/