Site icon Telegrafi

Gareth Southgate vazhdon të admirohet nga drejtuesit e Man Utd

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate thuhet se vazhdon të mbetet emri më i admirueshëm i drejtuesve të Manchester Unitedit për të pasuar Erik ten Hag.

Sipas Jamie Jackson të The Guardian, trajneri i Anglisë mbetet një figurë shumë e admiruar te Unitedi.

Drejtori i sportiv i Djajve të Kuq, Dan Ashworth, është një tifoz i madh i anglezit dhe përveç tij edhe disa figura të tjera në bordin drejtues të Unitedit e vlerësojnë gjithashtu punën që Southgate ka bërë për Anglinë.

Lexo po ashtu Zbulohet objektivi kryesor i Man Utd për të zëvendësuar Ten Hag

Kjo vjen në mes të pasigurisë për të ardhmen afatgjatë të Erik ten Hag në Old Trafford. Holandezi ende nuk është informuar nëse do të qëndrojë sezonin e ardhshëm apo jo.

Rishikimi i sezonit të United ka vazhduar për më shumë se një javë. Por, Sir Jim Ratcliffe dhe drejtuesit tjerë nuk kanë qenë në gjendje të vendosin nëse do të zëvendësojnë Ten Hag me dikë tjetër.

Pavarësisht interesimit të Djajve të Kuq për Southgate, anglezi është distancuar nga puna. Ai ka insistuar se e ka të gjithë fokusin e tij për të ndihmuar Tre Luanët të fitojnë Euro 2024.

Edhe përkundër kësaj, ai mbetet opsioni kryesor për t’u bërë menaxheri i ardhshëm i klubit. Kjo është kryesisht për shkak të mënyrës sesi ai e çoi Anglinë në një finale të Kampionatit Evropian dhe në vendin e tretë në Kupën e Botës 2018.

Manchester United thuhet se ka mbajtur kontakte edhe me emra tjerë si Roberto de Zerbi dhe Thomas Frank për t’u bërë potencialisht trajnerë të tyre të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version