Telegrafi

Gareth Bale zbulon për herë të parë emrat e lojtarëve që e bënë t’i bashkohej Real Madridit

Duke folur për The Times, Gareth Bale ka zbuluar se çfarë e kishte bindur shumë vite më parë që t’i bashkohej Real Madridit.

Uellisani bëri të ditur se ai nuk ishte penduar për asnjë moment që kaloi në Santiago Bernabeu, duke thënë se e kishte nderin të luante përkrah më të mirëve.

“Transferimi im në Madrid? Nuk jam penduar, kam marrë absolutisht vendimin e duhur”, ka thënë Bale.

Lexo po ashtu Bale zbulon momentin kur Ronaldo u nervozua edhe pse Real Madridi kishte fituar 5-0

“Arsyeja pse u bashkova me Realin ishte për të luajtur së bashku me Cristianon (Ronaldo) dhe Karim (Benzeman) . Gjithashtu të tjerët pas tyre si (Luka) Modric, (Xabi) Alonso dhe më pas Toni (Kroos)”.

Uellsiani mbërriti në Madrid në vitin 2013 nga Tottenham për një tarifë rekord të atëhershëm prej 100 milionë euro.

Lexo po ashtu Bale rrezikon ta acarojë Ronaldon me deklaratën për Messin

Pas nëntë viteve të kaluara në Bernabeu, ai krenohet me pesë tituj të Ligës së Kampionëve.

Si pjesë e treshes ikonë të BBC-së, ai shënoi 106 gola, si dhe 67 asistime në 258 paraqitje për Los Blancos. /Telegrafi/