Telegrafi

Gareth Bale tregon ndjenjën se si është të vërshëllehesh nga 80 mijë tifozë të Real Madridit

Gareth Bale ka qenë shumë i hapur kur ka treguar ndjenjën se si është të vërshëllehet nga 80 mijë tifozë të Real Madridit.

Uellsiani nuk i ka raportet e mira me përkrahësit e Los Blancos, derisa në këtë verë pritet që të ndodhë largimi i tij nga Santiago Bernabeu.

Por, Bale ka zbuluar se të vërshëllehesh nga 80 mijë tifozë në stadium, është një gjë aspak e këndshme dhe talenti në futboll zhduket.

“Kjo është pyetja më e madhe. Nuk e kuptoj përse. Pasi kur ju nuk keni ditën tuaj në fushë, tifozët duhet të ju mbështesin, por ata e bënin të kundërtën”, ka thënë Bale.

“Ata vetëm më vërshëllenin, ju bën të ndiheni keq, ju pastaj humbisni besimin në vete. Më pas luani keq, ata do të mërziten pastaj. Tifozët e Real Madridit janë të njohur për këtë gjë”.

“Kur humbisja shansin për gol, vërshëllehesha menjëherë dhe ishte e vështirë të luaje në atë atmosferë”, ka shtuar më tej uellsiani.

Bale me shumë gjasë do të largohet në këtë verë nga Real Madridi, derisa mund të rikthehet në Ligën Premier. /Telegrafi/