Telegrafi

Gareth Bale thumbon Real Madridin: Është mirë të jesh aty ku ndihesh i dëshiruar

Gareth Bale e ka thumbuar Real Madridin në deklaratën e fundit të bërë rreth të ardhmes së tij.

Ylli uellsian kaloi në verën që shkoi te Tottenham Hotspuri nga Los Blancos në formë huazimi deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje.

Por, Bale ka thënë se ai ndihet mirë që është në një vend ku është i dëshiruar.

“Të rikthehesh në vendin ku je i dëshiruar, u ofron urinë për të luajtur sërish, para tifozëve që ju mbështesin”, ka thënë Bale.

“Është mirë të rikthehesh të luash aty ku je i dëshiruar”.

“Është diçka që më ka ndihmuar me rikthimin në Britaninë e Madhe. Shpresoj që kjo gjë të vazhdojë dhe të kem një sezon të mirë edhe me Uellsin”, ka thënë më tej uellsiani. /Telegrafi/