Telegrafi

Gareth Bale shfrenon fantazinë: Parashikon fitoren e çmendur të Man Cityt ndaj Interit

Pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Gareth Bale ka zgjedhur fituesin e tij përpara finales të së shtunës – dhe ai nuk pret një rezultat të ngushtë.

Manchester City do të kërkojë që përfundimisht t’i japë fund ndjekjes për trofe evropian ndërsa kompletojnë një tripletë historike në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll.

Në rrugën e tyre qëndron Interi, i cili është rikthyer në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që kur festoi tripletën e tyre nën drejtimin e Jose Mourinhos në vitin 2010.

Ashtu siç ishin kundër Bayern Munichut 13 vjet më parë, Nerazzurrët përballen me skuadrën e Pep Guardiolës. Dhe Bale mund të pajtohet vetëm me gjykimin e basteshkruesve sipas parashikimit të tij.

Kjo pasi golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Uellsit i dha skuadrës nga Liga Premier një fitore 5-0.

Ky do të hynte në histori si rezultati më i thellë në çdo finale evropiane nëse do të realizohej, ndonëse Citizens duken të disponuar për rekorde të tilla. /Telegrafi/