Telegrafi

Gareth Bale shënoi një gol të mrekullueshëm individual me Los Angeles FC

Sulmuesi nga Uellsi, Gareth Bale ka filluar të gjejë formën më të mirë me skuadrën e tij, Los Angeles FC në Mayor League Soccer.

Gareth Bale i ktheu vitet mbrapa të dielën në mëngjes teksa shënoi një gol të mrekullueshëm individual për LAFC.

Në atë që ishte paraqitja e tij e katërt nga pjesa e dytë në MLS që kur u transferua në Los Angeles nga Real Madrid në fillim të kësaj vere, Bale shënoi golin e fundit në fitoren 4-1 të skuadrës së tij ndaj Real Salt Lake.

Ky ishte goli i dytë i përfaqësuesit të Uellsit për klubin e tij të ri, pasi kishte shënuar më parë kundër Sporting KC më 24 korrik.

I prezantuar si zëvendësues në minutën e 64-të, Bale gjeti rrjetën në minutat e fundit pas një vrapimi të shkëlqyer individual në krahun e djathtë.

LAFC tani është gjashtë pikë larg në krye të Konferencës Perëndimore me 11 ndeshje deri në fund të sezonit të rregullt në MLS. /Telegrafi/