Telegrafi

Gareth Bale nuk do të luajë kundër Atletico Madridit

Gareth Bale do të mungojë në derbin që Real Madridi do ta zhvillojë sot (e shtune) ndaj Atletico Madridit nga ora 16:00 në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Uellsiani ishte duke vuajtur nga një lëndim, mirëpo është stërvitur para ndeshjes me rivalin lokal.

Zinedine Zidane ishte pyetur nëse Bale do të largohej në janar, por që ai tha se lojtari vazhdon të jetë në planet e tij.

Në këtë derbi do të mungojë edhe Eden Hazard, që po ashtu është rikthyer nga lëndimi, mirëpo francezi ka thënë se nuk dëshiron të rrezikojë me të dhe do ta lë të pushojë.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Zidane për derbin ndaj Atletico Madrid:

Portierë: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube.

Mbrojtës: Dani Carvajal, Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Ferland Mendy, Marcelo.

Mesfushorët: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Federico Valverde, James Rodriguez, Isco.

Sulmuesit: Karim Benzema, Luka Jovic, Lucas Vazquez, Vinicius Junior. /Telegrafi/