Telegrafi

Gareth Bale mund të pensionohet nga futbolli pas Euro 2020 – rikthimi te Real Madridi shihet si i pamundur

Gareth Bale raportohet se po e mendon pensionimin nga futbolli pas Euro 2020, derisa nuk mund të llogarisë në rikthimin te Real Madridi.

Ylli uellsian ishte në huazim te Tottenhami deri ën fund të këtij edicioni dhe ka edhe një vit kontratë me Los Blancos.

Por, klubi spanjoll nuk e dëshiron rikthimin e tij dhe e shikojnë si opsion të vetëm, shitjen e tij.

Sipas asaj që raporton Daily Star, 31-vjeçari mund të pensionohet nga futbolli në këtë verë, pasi që të përfundojë Kampionati Evropian.

Florentino Perez raportohet se i ka bërë me dije anësorit problematik se nuk është në planet e tyre dhe është i lirë të kërkojë një aventurë të re.

Bale mund të pensionohet nga futbolli, duket ditur tashmë se është tejet i përkushtuar në lojën e golfit dhe mund të fillojë karrierën aty. /Telegrafi/