Gareth Bale është larguar nga Real Madridi dhe është nisur në drejtim të Londrës.
El Chiriguito TV raporton se uellsiani ka shkuar në Londër shkaku i disa problemeve me lëndime.
Bale thuhet se ka kërkuar nga Los Blancos që mos ta bëjnë publike raporton e tij mjekësor, e që deri më tani arsyet ende nuk dihen.
🚨 EXCLUSIVA 🚨 Bale no entrena con el Madrid y viaja a Londres.
🛫 Ahí tenía una REUNIÓN con su AGENTE, según el entorno del galés. #JUGONES pic.twitter.com/f78Xmx18pr
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 28, 2019
Marca raporton më tej se uellsiani dëshiron që ta shfrytëzoj të drejtën e tij për mospublikim e informatave personale rreth gjendjes së tij.
Agjenti i Bale, Jonathan Barnett i ka thënë ESPN-it: Raportet mjekësore janë private. Nëse raportet e qytetarëve janë private, atëherë pse mos të jenë edhe ato të Garethe”.
Ish-anësori i Tottenham Hotspurit po lidhet me një largim nga Santiago Bernabeu dhe në janar mund të realizohet një gjë e tillë. /Telegrafi/