Site icon Telegrafi

Gareth Bale ka më pak se 48 orë si lojtar i Real Madridit

Koha e Gareth Bale te Real Madridi është duke përfunduar dhe siç shpjegohet nga vetë Zinedine Zidane , uellsianit i kanë mbetur më pak se 48 orë si një lojtar i Los Blancos.

Trajneri francez ka thënë se 30-vjeçari nuk është pjesë e planeve të tyre, derisa lidhet me një kalim te Paris Saint-Germiani, Manchester Unitedi, Bayern Munichu ose në Kinë.

Bale pritet që të largohet në këtë afat kalimtar nga Santiago Bernabeu, duke i dhënë fund një qëndrimi gjashtëvjeçar në kryeqytetin spanjoll, ndërsa kishte pikën më të lartë në karrierën e tij.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Gjatë karrierës së uellsianit me klubin spanjoll, lojtari arriti të fitonte titullin LaLiga-së, një Superkupë të Spanjës , katër Liga të Kampionëve , tri Superkupa Evropiane dhe katër trofe të Kupës së Botës për Klube.

Lexo po ashtu Reagon ashpër agjenti i Bale: Zidane është i poshtër

“Nëse Bale largohet nesër, atëherë është më mirë”, ka thënë Zidane, pasi e la jashtë uellsianin në përballjen miqësore ndaj Bayern Munichut.

Jonathan Barnett, i cili përfaqëson reprezentuesin e Uellsit, ka reaguar fuqishëm ndaj vlerësimit të sinqertë të trajnerit të Madridit për situatën, duke e quajtur madje edhe si të poshtër. /Telegrafi/

Exit mobile version