Telegrafi

Gareth Bale gjithmonë e më larg Real Madridit, pas humbjes nuk u kthye me autobusin e skuadrës

Gareth Bale. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Sulmuesi uellsian i Real Madrid, Gareth Bale, duket gjithmonë e më larg mbretërve.

Sikurse raporton gazeta spanjolle “AS”, futbollisti pas humbjes së Real Madridit ndaj Rayo Vallecanos, ai nuk u kthye në autobusin e ekipit.

Bale është parë të largohet nga stadiumi krejt i vetëm me mjet privat.

Gareth Bale. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Një praktikë që ka ndodhur edhe në të shkuarën kjo, por për Bale duket se nuk vlen, pasi problemi është diku tjetër.

Polemikat për të vetëm se do të shtohen pas sezoni i tij ka qenë shumë i dobët.

Bale te Real Madridi . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ai është një nga emrat më të nxehtë që të largohet në këtë verë, pasi marrëdhëniet e tij nuk janë aq të mira më Zinedine Zidanen. /Telegrafi/