Site icon Telegrafi

Gareth Bale e dëshiron Beyoncen në dasmën e tij

Gareth Bale është në bisedime me disa prej yjeve botërore për të kënduar në dasmën e tij.

Futbollisti uellsian në vitin e ardhshëm do të martohet me partneren e tij, Emma Rhys-Jones, në një ceremoni që do të zhvillohet në Itali.

28-vjeçari dëshiron që në ditën më të rëndësishme të jetës së tij të këndojë Beyonce Knowles.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, anësori i Real Madridit duhet të përgatisë një shumë të majme parash për ta pasur divën e muzikës pop në dasmën e tij.

Sipas The Sun, menaxhmenti i Bale është në bisedime për ta bindur këngëtaren amerikane që të marrë pjesë në dasmën e futbollistit.

(Foto: Getty Images)

Beyonce në të kaluarën është paguar rreth dy milionë dollarë për të marrë pjesë në evenimente private.

“Njerëzit e Bale janë duke biseduar me njerëzit e Beyonce për të arritur marrëveshje”, ka thënë një burim për The Sun.

(Foto: Getty Images)

Bale dhe partnerja e tij janë prindër të dy vajzave, njëra është pesëvjeçare, kurse tjetra njëvjeçare.

Futbollisti dhe Rhys-Jones e kishin caktuar më herët dasmën e tyre, mirëpo e anuluan, pasi babai i partneres së yllit të Realit ishte burgosur në SHBA për mashtrim. /Telegrafi/

Exit mobile version