Telegrafi

Zyrtare: Gareth Bale dënohet me dy ndeshje moslojë

Gareth Bale është dënuar me dy ndeshje moslojë.

Kështu ka vlerësuar Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle e Futbollit.

Sulmuesi pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Eibar dhe Real Betisit, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se uellsiani ishte ndëshkuar me dy kartonë të verdhë, respektivisht të kuqin në ndeshjen kundër Las Palmasit.

Kjo e fundit kishte nxjerrë një barazim të papritur (3-3) në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’. /Telegrafi/