Gareth Bale po feston jashtë fushës këtë mëngjes, pasi njoftoi ardhjen e djalit të tij të ri.
Futbollisti dhe Emma Rhys-Jones kanë pasur deri më tani dy vajza – Alba Violet, pesëvjeçare dhe Nava Valentina, dyvjeçare.
Sulmuesi i Real Madridit ka zbuluar përmes llogarisë personale në Instagram lajmin e lumtur teksa ka publikuar edhe një imazh të djalit që e ka pagëzuar me emrin Axel Charles Bale.
“Ne jemi të lumtur të mirëpresim një djalë në familjen tonë këtë mëngjes. Axel Charles Bale 08.05.18”, ka shkruar në Instagarm, Bale.
Ky i fundit do të martohet këtë vit në një kështjellë italiane me të dashurën që e njeh nga fëmijëria.
Çifti i dashur është së bashku më shumë se dhjetë vjet dhe besohet se janë takuar gjatë shkollës së mesme në Whitchurch.
Ndryshe, Balen do ta shohim edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid do të takohet me Liverpoolin. /Telegrafi/