Telegrafi

Garentina Kraja flet nga Jerusalemi: Mediat vendore përcollën lajmet nga Kosova që lidhen me ambasadën e Kosovës

Gazetarja dhe hulumtuesja Garentina Kraja e cila jeton në Jerusalem ka komentuar në “Debat Plus” zhvillimet e fundit  në lidhje me raportet Kosovë-Izrael.

Hulumtuesja thotë se sot dy media prestigjioze e kanë përçuar lajmin për hezitimin e Kurtit për vendosjen e ambasadës në Jerusalem dhe presionin e Turqisë për këtë çështje.

“Haaretz që e ka pasur si politikë editoriale mbështetjen ndaj njohjes së Kosovës nga Izraeli, por edhe një televizion me shikueshmëri të lartë që ka transmetim në gjuhën angleze në Izrael kanë raportuar për presionin e Turqisë dhe hezitimin e Kurtit për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kraja thotë se njohja nga Izraeli ka ardhur në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit por që sipas saj edhe me garancinë e Kosovës se ambasada do të vendoset në Jerusalem.

Hulumtuesja thotë se Kosova nuk e ka problemin e njëjtë me BE-në pasi sipas saj ne nuk kemi ambasadë në Tel Aviv.

“Ne nuk mund t’ia imponojmë shtetit pritës lokacionin e ambasadës tonë të re”.

Kraja thotë se njohja e Kosovës nga Izraeli është mirëpritur nga gjithë spektri intelektual e politikë në Izrael./Telegrafi/