Telegrafi

Garë shumë atraktive për ngulitje në NBA All Star, Anfernee Simons triumfon në fund

Është mbajtur edhe gara për ngulitje në NBA All-Star.

Edhe pse nuk kishte super yje që morën pjesë këtë vit në këtë garë, ajo ka qenë shumë interesante.

Vetëm tre basketbollistë këtë edicion morën pjesë të cilët dhuruan ngulitje atraktive për shikuesit.Obi Toppi

Obi Toppin i New York Knicks, Anfernee Simons i Portland Trail Blazers dhe Cassius Stanley i Indiana Pacers garuan për ngulitjet më të mira.

Në raundin final shkuan ylli i Knicks, Obi Toppin dhe ai i Blazzers, Anferne Simons.

Pas ngulitjeve që bën, në fund nga pesë anëtarët e jurisë Simons mori tri vota dhe u zgjodh fitues i kësaj gare.

Për 21-vjeçarin kjo ishte hera e parë që e fiton këtë garë dhe ai ishte shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë arritje. /Telegrafi/